42 vite më parë, legjenda e muzikës, Bob Marley u rrëzua në skenë dhe u diagnostifikua me tumor në tru

schedule17:53 - 9 Tetor, 2022

schedule 17:53 - 9 Tetor, 2022

Kantautori, Bob Marley, nga Xhamajka, i cili themeloi dhe bëri të njohur dhe të dashur muzikën ‘reggae’ në të gjithë planetin, më 8 tetor në vitin 1980, u rrëzua në skenë gjatë koncertit të tij dhe u dërgua me urgjencë në spital. Atje ai u diagnostikua me një tumor në tru.

Tre vjet më parë, në korrik 1977, Marley kishte ndjerë siklet në gishtin e këmbës dhe pas testeve ishte diagnostikuar me melanoma malinje. Mjekët e këshilluan që të vazhdonte me një amputim për t’i shpëtuar jetën, por bindjet e tij nuk e lejuan atë. Kanceri mori metastaza të shpejta në të gjitha organet e tij vitale dhe kështu kur vendosi të pranonte mjekimin nga mjeku ishte tepër vonë dhe si pasojë, disa muaj pasi u shtrua në spital në vitin 1980, ai ndërroi jetë, duke kaluar përgjithmonë në përjetësi dhe duke qëndruar gjithmonë “gjallë” përmes trashëgimisë muzikore që la pas. Le të shijojmë edhe një herë një nga këngët e tij legjendare: “No Woman, No Cry”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!