Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka goditur me grusht administratorin e pallatin ku jeton në një zonë të kryeqytetit.
Policia njofton se në pranga është vënë F. H., 41 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, administratorin e pallatit.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 41 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, administratorin e pallatit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al