Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 2834 raste të reja me COVID-19 nga 238,354 tampone të kryer (të hënën ishin 2,818 infeksione nga 146,725 tampone).
Niveli i pozitivitetit u ul në 1.2%, nga 1.9% një ditë më parë.
Sot u regjistruan 14 viktima, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 132,161. Ndërkohë që u raportuan 2065 qytetarë të shëruar.
Por rritja e shtrimeve të personave me Covid vazhdon. Në Itali janë 385 pacientë në terapi intensive, 21 më shumë se të hënën në bilancin midis hyrje-daljeve.
Pranimet ditore janë 34 (dje ishin 33). Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 2992 (dje ishin 2863), pra sot 129 më shumë.
Aktualisht pozitivë në Itali janë 84447 qytetarë të infektuar, 725 më shumë në 24 orët e fundit./ Abcnews.al