400,000 ukrainas “mbahen peng” në Mariupol

schedule14:19 - 9 Mars, 2022

schedule 14:19 - 9 Mars, 2022

Më shumë se 400 mijë civilë ukrainas po mbahen peng në qytetin e rrethuar të Mariupolit nga forcat ruse, të cilat po bllokojnë ndihmën humanitare dhe evakuimin e qytetarëve në rrugë të sigurt, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dnytro Kuleba.

Sipas tij kushtet në Mariupol janë apokaliptike, me qindra banorë që janë në kushte mbijetesë, pa ujë, pa energji elektrike dhe pa ngrohje, ndërsa rusët vazhdojnë bombardimet dhe sulmet në qytet.

Tentativa për të evakuuar sërish sot qytetarët e Mariupolit me autobusë dështoi, shkruan The Guardian.
Qeveria ukrainase akuzon ushtrinë ruse për shpërthimet, të cilat pengojnë evakuimin e civilëve.

Ukraina u ka bërë thirrje forcave ruse që të respektojnë “angazhimin e tyre zyrtar publik” për të mbajtur zjarrin e tyre gjatë një dritareje 12-orëshe sot, në mënyrë që të evakuojnë civilët./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!