400 vende të lira te Forcat e Armatosura, pagë e majme dhe stërvitje jashtë vendit, kriteret

schedule18:17 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 18:17 - 28 Dhjetor, 2021

Ka nisur sot nga Elbasani fushata e rekrutimit të ushtarëve dhe detarëve të rinj. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë disa foto në rrjetet sociale duke treguar edhe përfitimet që do të përfitojnë të rinjtë që do të rekrutohen për t’u stërvitur me Forcat e Armatosura.

Peleshi shprehet se janë 400 vende të lira, dhe do të mund të bëhen pjesë të gjithë të rinjtë nga nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë.

“Ti ke forcën që nderon kombin. Fushata e rekrutimit të ushtarëve/detarëve të rinj, filloi sot nga Elbasani për të vazhduar në të gjithë vendin.

Pagë mujore dinjitoze si asnjëherë më parë, përgatitje fizike dhe profesionale e vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve të NATO dhe përfitime të tjera për një karrierë të sigurt.

Rreth 400 vende të lira janë sot pranë FA për ushtarë dhe detarë aktiv. Për të gjithë të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë”, shkruan Peleshi. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!