Qeveria federale dhe qeveritë e landeve vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për zonat e prekura nga përmbytjet në Gjermani. .
Gjithashtu planifikohet edhe një fond për rindërtimin, por vendimi në lidhje me shumën e këtij fondi do të merret vetëm pasi shkalla e dëmtimeve të mund të parashikohet më saktësisht në javët e ardhshme.
Merkel: Ngushëllimi i vetëm solidariteti i njerëzve
Kancelarja Merkel e cila vizitoi disa nga zonat e katastrofës dhe u shpreh e prekur thellë nga dëmet e tmerrshme dhe nga njerëzit që kanë humbur gjithçka.
Kancelarja tha se nuk gjen fjalë për të shprehur se sa shumë janë goditur banorët e zonave të pëmbytura duke shtuar se “ngushëllimi i vetëm është solidariteti i njerëzve.”
Policia vazhdon kërkimin e personave të zhdukur
Ndërkohë numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 164 vetë: 117 janë konfirmuar në landin Rheinland-Pfalz dhe 47 në Nordrhein-Westfalen. Në të dy landet federale nuk përjashtohet që mund të gjenden edhe viktima të tjera dhe kërkimi për njerëzit e zhdukur vazhdon./DW