400 mijë euro dëm, yllit të PSG-së ia bëjnë gjëmën hajdutët

schedule20:56 - 31 Janar, 2021

schedule 20:56 - 31 Janar, 2021

Mauro Icardi është futbollisti i radhës që e pëson. Pak ditë më parë hajdutët u futën në shtëpinë e Weston McKennie, mesfushorit të Juventusit.

Sonte “L’Equipe” zbulon çfarë ka ndodhur me argjentinasin, mbrëmjen e djeshme. Icardi ishte me skuadrën, pasi sot luajti në transfertë kundër Lorient.

Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e sulmuesit, në Neuilly-sur-Seine, dhe i kanë marrë materiale të çmueshme, me një dëm që kap shifrën e 400 mijë eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!