400 mijë dollar tender për kuzhinierin e restorantit të djalit të tij, reagon Dritan Agolli: Shpifje

schedule14:31 - 2 Shkurt, 2022

schedule 14:31 - 2 Shkurt, 2022

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli ka reaguar në lidhje me tenderin e shpallur nga institucioni që ai drejton ku fitues ishte kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, pronar i një restoranti përballë FSHZH dhe shef kuzhine në lokalin e djalit të Agollit në Hamallaj.

Në lidhje me këtë SPAK po heton kreun e FSHZH për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion. Por Agolli i ka mohuar akuzat duke deklaruar se janë shpifje që i japin bindjen për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit të vendit.

Lexo edhe: Tenderi 400 mijë $ në SPAK, kuzhinieri i famshëm flet për Abcnews.al: Sulm politik! Po djali i Agollit?

Pjesë nga deklarata

Në mënyrë të vazhdueshme prej politikes së vjetër dhe përfaqësuese të kulturës së baltës sulmohen institucionet dhe drejtuesit për punën dhe rezultatet e tyre. Në këto sulme nuk lihet mënjanë edhe FSHZH, që është një prej organizatave më të suksesshme në gjithë këto vite, ne funksion të zhvillimit rajonal dhe vendor dhe së fundmi dhe ne procesin e Rindërtimit.

Turizimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë dhe me një potencial ende të pa shfrytëzuar, sidomos në zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategoritë kryesore të shpenzimeve që bëjnë turistët janë për (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet për ushqim e pije zënë gati 30% të shpenzimeve totale, gati njësoj me akomodimin dhe dicka më pak se transporti. Në vlerë financiare kjo shifër, për gjithë numrin e turistëve vendas dhe të huaj përgjatë kohës së qëndrimit, llogaritet në një të ardhur prej rreth 1 miliard Euro ne vit.

Një përmirësim i ketij produkti turistik do rezultonte me një rritje dhjetra milionë Euro në të ardhurat për këtë sektor dhe për për këtë arsye FSHZH përfshiu në programin e zhvillimit te “100 Fshatrave” ndërhyrjen për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menunë e 100 fshatrave, që në mënyrë të përmbledhur konsistonte në këto 10 komponentë

(…)

Lidhur me çështjen e konfliktit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë çështje nga organet kompetente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë këto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë çështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike.

Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!