400 kg kokainë në Lipjan, shtatë të arrestuarit dalin sot para gjykatës

schedule10:44 - 19 Maj, 2021

schedule 10:44 - 19 Maj, 2021

7 të arrestuarit për 400 kilogramë kokainë të sekuestruar nga policia në Lipjan, do të dalin sot para gjykatës në Kosovë.

Sipas zëdhënëses së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, seanca po mbahet që nga ora 10:30.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj.  Ata akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Droga u sekuestruar të hënën, ku Policia e Kosovës së bashku me policinë e Shqipërisë dhe atë italiane kanë realizuar me sukses një operacion në Lipjan, ku janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë, vlera e të cilës arrin në 20 milionë euro.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!