40 të vrarë në sulmin me raketa në burgun e Donetskut, Ukraina mohon akuzat

schedule13:31 - 29 Korrik, 2022

schedule 13:31 - 29 Korrik, 2022

Ushtria e Ukrainës ka mohuar kryerjen e sulmit në një burg në territorin e udhëhequr nga separatistët, për të cilin ministria ruse e mbrojtjes tha se mbetën të vrarë 40 të burgosur ukrainas dhe fajësoi forcat ruse, shkruan The Guardian.

“Forcat e armatosura të Federatës Ruse kryen bombardime në shënjestër të një institucioni në Olenivka, rajoni Donetsk, ku mbaheshin edhe të burgosur ukrainas. Në këtë mënyrë, pushtuesit rusë ndoqën qëllimet e tyre kriminale – të akuzojnë Ukrainën për kryerjen e ‘krimeve të luftës’, si dhe të fshehin torturat e të burgosurve dhe ekzekutimet,” tha shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në një deklaratë.

Rusia ka mohuar përfshirjen në krimet e luftës në atë që e quan “operacioni i saj special ushtarak” për të mbrojtur rusishtfolësit dhe për të çrrënjosur nacionalistët e rrezikshëm.

Ukraina nga ana tjetër tha  se Moska po bën një luftë të paprovokuar. Ukraina gjithashtu u ka bërë thirrje liderëve botërorë të dënojnë ‘krimin e luftës’ rus për vrasjen e të paktën 40 të burgosurve

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka akuzuar Rusinë për “krim të rëndë lufte” dhe fajësoi Kremlin për bombardimin e një burgu në vendbanimin e kontrolluar nga Rusia të Olenivka, rajoni Donetsk, për të cilin ministria ruse e mbrojtjes tha se vrau 40 të burgosur ukrainas të luftës të premten.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!