40 të vrarë në 24 orë në Gaza nga sulmet izrealite

schedule16:17 - 16 Maj, 2021

schedule 16:17 - 16 Maj, 2021

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën këtë të dielë nga sulmet ajrore izrealite në Rripin e Gazës. Deri më tani numri viktimave ka shkuar në 188 persona mes të cilëve 55 fëmijë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sot janë vrarë nga sulmet ajrore 8 fëmijë, ndërkohë janë plagosur më shumë se 1 230 palestinezë, që nga fillimi i dhunës mes ushtrisë izraelite dhe grupeve militante palestineze në Gaza, përfshirë Hamasin.

Në 24 orët e fundit, ushtria izraelite ka shënjestruar 90 pozicione të Gazës dhe Xhihadit Islamik në Gaza.

Ndërkohë në Izrael, 10 persona, përfshirë një fëmijë dhe një ushtar, janë vrarë nga raketa të lëshuara nga Gaza, ndërsa 282 njerëz janë plagosur.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!