40 sipërmarrës nga Zvërneci dhe Narta në protestë: IKMT do të na shembë baret, kemi leje

schedule20:17 - 26 Qershor, 2020

schedule 20:17 - 26 Qershor, 2020

Një njoftim verbal që të mbledhur materiale e kioskave dhe bareve pasi IKMT do të nisë për pak ditë shembjen e tyre ka detyruar 40 sipërmarrës nga zona e Zvërnecit dhe Nartës të protestojnë pranë Bashkisë së Vlorës.

Ata pretendojnë se disponojnë leje shfrytëzimi nga njësia administrative për të punuar gjatë sezonit veror, ndaj dhe nuk janë dakord me vendimin.

“Para tre ditësh na bënë një inspektim dhe na thanë jeni pa leje ndërtimi. Por i kemi, leje shfrytëzimi me konstruksion, e kemi marrë në 2011 dhe në vazhdim çdo vit sepse kështu është kontrata”, u shpreh një sipërmarrës.

Ndërsa një tjetër thekson së më së paku duhet tu paraqitet një letër zyrtare: “Kërkojmë të paktën të kemi një letër zyrtare”, shprehet ai.

Disa prej tyre për të ngritur këto biznese sezonale kanë marrë kredi për të kryer investime.

“Para fillimit të sezonit kemi hedhur të gjitha shpenzimet. Kemi bërë investime të papara. Sot jemi minus 30 milionë lekë të vjetra”, shprehet një prej sipërmarrësve.

Pas protestës një përfaqësi e këtyre sipërmarrësve u takua me nënkryetarin e Bashkisë. Ata morën një premtim.

“Bashkia na doli në mbrojte duke sqaruar se ky problem të marrë zgjidhje”, shprehet ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!