Tirana ka dorëzuar projektin për stadiumin e ri. Një tjetër impiant që pritet t’i shtohet vendit tonë. Presidenti Refik Halili është vendosur t’i japë një tjetër dimension klubit të Tiranës dhe tashmë po punohet për të bërë një investim gjigant.
40 milion euro mendohet se do të kushtojë stadiumi i ri, sikurse shkruan “Panorama Sport”. Sigurisht bëhet fjalë për një impiant multifunksional, ku dyqanet dhe zyrat nuk do të mungojnë, si dhe është menduar edhe për ndërtimin e një parkingu nëntokësor.
Kullë këtë herë nuk do të ketë, ndërsa një tjetër gjë e veçantë është se pritet të jetë një stadium tipik anglez, pa pistë. Pa asnjë dyshim, stadiumi i ti që mendohet të ketë 14 vene, do të kthehej në një nga arenat më të nxehta. /abcnews.al