40 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, Zelensky falenderon Biden: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetje

schedule15:11 - 21 Maj, 2022

schedule 15:11 - 21 Maj, 2022

Shtetet e Bashkuara miratuan rreth 40 miliardë dollarë  ndihmë për Ukrainën, paketa më e madhe e ndihmës që nga pushtimi i Rusisë. Paketa përfshin ndihmën ushtarake, ekonomike dhe humanitare dhe u votua me 86 vota pro dhe 11 kundër, sipas BBC.

Menjëherë pas miratimit të paketës ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, i cili falenderoi Joe Biden dhe amerikanët për ndihmën dhe mbështetjen ndaj popullit ukrainas.

“Faleminderoj presidentin e Shteteve të Bashkuara për nënshkrimin e paketës së ndihmës. Udhëheqja e Presidentit Biden dhe mbështetja e popullit amerikan në luftën kundër agresorit rus është vendimtare.

Duke pritur me padurim për miratimin e një tjetër paketë të re të fuqishme. Sot ne kemi më shumë nevojë se kurrë,” tha Zelensky në një mesazh të publikuar në Twitter.

/abcnews.al