40 mijë tifozë janë abonuar për të ndjekur Interin

schedule22:49 - 27 Qershor, 2019

schedule 22:49 - 27 Qershor, 2019

Plot 40 mijë tifozë janë abonuar për të ndjekur Interin nga shkallët e “San Siro” në sezonin e ardhshëm. Klubi italian njofton se ka nxjerrë në shitje edhe biletat për sezonin pasardhës.

Zyrtarizimi i trajnerit Antonio Conte me skuadrën e Interit ka entuziazmuar tifozët zikaltër. Pritshmëritë janë të mëdha për Interin e sezonin të ardhshëm ku skuadra pritet të konkurrojë me Juventusin për titullin kampion.

Skuadra zikaltër njofton se janë shitur plot 40 mijë abonime për sezonin 2019-2020. Një shifër rekord në futbollin italian, por ajo që e bën akoma më interesante është se për herë të parë, skuadra e Interit ka nxjerrë në shitje edhe abonimet për sezonin 2020-2021.

Një tregues i qartë se fansat zikaltër janë të bindur se epoka e re nën drejtimin e trajnerit Konte do të jetë e suksesshme. Sezonin e kaluar skuadrën e Interit e ndoqën nga shkallët e stadiumit San Siro rreth 1.1 milionë tifozë, ndërkohë që në sezonin e ardhshëm ky numër do të kalohet lehtësisht.

Drejtuesit e skuadrës zikaltër po përpiqen të rikthejnë skuadrën në majat më të larta të futbollit italian, por jo vetëm. E natyrisht që entuziazmi është i madh ne radhët e fansave të cilët nuk shijojnë një trofe që prej vitit 2011./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!