“40 mijë studentë kanë kaluar tashmë në mësim online”, Shahini: Është herët për një vendim për provimet kombëtare

15:48 | 25/03/202015:480

Ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur se tashmë 40 mijë studentë tashmë kanë kaluar në mësim online dhe janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në këtë plan mësimor.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ministrja jep detaje në lidhje me mbarëvajtjen e  mësimit nga shtëpia për nxënësit e sistemit parauniversitar.

“40 mijë studentë tashmë kanë kaluar në mësim online. Janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në mësim online. Pedagogët po punojnë jo vetëm duke përdorur email-in apo rrjetet sociale, por edhe platformat e ndryshme që janë në dispozicion falas. Është Zoom, Google Classroom, EZtalks janë disa nga platformat që po krijojnë edhe klasën virtuale, ku pedagogu mund të bëjë edhe biseda me studentët e vet dhe e riprodhon formatin e një klase të zakonshme” , ka thënë Shahini.

Ndër të tjera ministrja Shahini u jep përgjigje edhe pyetjeve të ardhura nga maturantët dhe nga nxënësit e klasave të nënta për sa i përket provimeve kombëtare.

40,000 studentë filluan studimet online!

40,000 studentë filluan studimet online, duke iu bashkangjitur 350,000 nxënësve që tashmë kanë kaluar në mësim online. Për këto lajme, si dhe përgjigjet për pyetjet e maturantëve dhe prindërve👇🏻

Gepostet von Besa Shahini am Mittwoch, 25. März 2020

“Dua të nënvizoj edhe njëherë se është shumë herët të marrim një vendim për provimet kombëtare se kur do të mbahen, nëse duhet të shtyhen, në çfarë formati do të zbatohen etj. Unë ende po shpresoj që ne do të kthehemi në bankat shkollore me 6 prill siç kemi planifikuar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të marrim një vendim në lidhje me formatin e provimeve kombëtare, vështirësinë e pyetjeve, si dhe datat kur do të mbahen. Duke marrë parasysh që jemi të përkushtuar që ta mbyllim këtë vit akademik, duhet gjithsesi të planifikojmë dhe të synojmë që t’i mbajmë provimet kombëtare sivjet. Ndaj, duke parë se si po zhvillohet situata, ne po bëjmë edhe planet e ndryshme që do t’i zbatojmë pastaj në një moment të dytë kur të dimë edhe nëse do të mbahen provimet kombëtare, kur do të mbahen ato dhe me çfarë niveli të vështirësisë” , ndërsa shprehet gjithashtu se të gjithë duhet të shfrytëzojmë këtë kohë të përgatitemi sa më mirë që është e mundur për provimet kombëtare:  “Kemi modele pyetjesh për maturantët, kemi modele pyetjesh për klasën e nëntë të të gjitha lëndëve që mund të bien në këto provime dhe unë ftoj të gjithë nxënësit që të punojnë sa më shumë që është e mundur vetë, por edhe me mësuesit e tyre që të përgatiten për provimet kombëtare”, është shprehur ministrja e arsimit.

Në fund, Ministrja Shahini nuk lë pa adresuar edhe një pyetje (më shumë në formë ankese) të ardhur nga prindër të ndryshëm të cilët thonë se mësuesit po i konfuzojnë nxënësit me platformat e ndryshme që po i përdorin, duke i kaluar një herë nga Google Classroom tek një platformë tjetër, duke punuar vetëm me ëhatsapp apo përmes rrjeteve të tjera sociale.

“Unë kërkoj nga prindërit që të kenë pak mirëkuptim. Mësuesit tanë kanë bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm. Brenda natës kanë kaluar nga dërrasa e zezë në punë përmes ekraneve të telefonave të tyre celularë apo edhe të laptopëve të tyre. Kështu që, e gjithë kjo punë që është bërë nga ata vetë që të eksplorojnë platformat më të mira që u mundëson atyre të punojnë sa më shumë që është e mundur me fëmijët tuaj e me nxënësit e vet (ose “një me një” ose “në formë klase”), duhet t’i mirëkuptojmë që në këtë fazë ndoshta edhe kanë kaluar nga një platformë tek tjetra. Por, duhet edhe t’i falënderojmë për gjithë punën që po e bëjnë për kapërcimin e madh që kanë bërë ata vetë duke mësuar të përdorin platforma të ndryshme që t’u vijnë në ndihmë atyre nxënësve, si dhe procesit mësimor”, përfundon mesazhin e saj Ministrja Shahini./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono