Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 vrasje në fillim të vitit, Lleshaj: Për 2020-ën prioritet lufta kundër krimit të organizuar

schedule18:38 - 11 Janar, 2020

schedule 18:38 - 11 Janar, 2020

Në ditët e para të këtij viti të ri, vendi është tronditur nga 4 ngjarje të rënda kriminale, me 4 viktima. Dy krime në familje dhe dy atentate, që dyshohen nga persona me precedentë të rrezikshëm kriminale. Krimi në familje goditi që më 5 janar, ku 51 vjeçarja Drita Saliaj u vra në mënyrë makabre nga nipi i bashkëshortit. Më 6 janar u ekzekutua në Tropojë Agron Gjyriqi!

Më 7 janar u vra në Rrëshen Kastriot Reci, ndërsa dy ditë më vonë, mbrëmjen e 9 janarit, u vra nga kunati Enkeleda Çapoku në Paskuqan, edhe pse kishte një urdhër mbrojtjeje.

Por Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një analize me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë në vend, përcaktoi dy prioritete për vitin 2020: “luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurinë rrugore.”

“Krimi i organizuar është prioriteti numër një, prioriteti numër dy është siguria rrugore”, tha Lleshaj.

Çelësi i suksesit për ministrin Lleshaj do jetë paketa e iniciuar nga kryeministri, e njohur si KCK, e që pritet të jetë gati së shpejti, me fokus luftën kundër krimit të organizuar.

Për t’u përballur suksesshëm me sofistikimin e mëtejshëm të krimit, ministri Lleshaj njoftoi ngritjen e katër njësive të posacme me ekspertët më të mirë, konkretisht: njësia ekonomike, njësia e informacionit e inteligjencës, krimi kompjuterik dhe njësia për kapjen e personave në kërkim. Ndërsa për sigurinë rrugore ministri Lleshaj tha se do bëhen ndryshime në Kodin Rrugor, do të ashpërsohen kontrollet dhe do të punohet me integritetet nga punonjësit e policisë rrugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!