4 vite në tregun muzikor, Tayna krenohet me veten

schedule13:03 - 4 Qershor, 2022

schedule 13:03 - 4 Qershor, 2022

Janë bërë katër vite që kur Tayna debutoi në treg me këngën “Columbiana”. Ky duet me reperin Don Phenom rezultoi një sukses i vërtetë. Gjatë këtyre viteve, Tayna solli një sërë hitesh, solo dhe bashkëpunime. Së fundmi, ajo ka publikuar një video, ku thotë se ndihet krenare për arritjet

“Vetëm katër vite karrierë dhe ndihem sikur e kam bërë këtë gjë përgjithmonë. Jam shumë mirënjohëse për secilin prej jush. Jam krenare për veten time që nuk jam dorëzuar asnjëherë, për femrën që jam bërë sot dhe më e rëndësishmja, për shpirtin e pastër pavarësisht të gjithave”, ka shkruar ajo.

Aktualisht, reperja po shijon suksesin e duetit me Marin, që solli pak ditë më parë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!