4 vetitë e lakrave të egra në shëndetin e njeriut

schedule23:19 - 18 Mars, 2022

schedule 23:19 - 18 Mars, 2022

Në zona të ndryshme të Shqipërisë, lakrat e egra njihen me emra të ndryshëm. Bëhet fjalë për një bimë që është përdorur qindra vjet më parë për shkak të vlerave të saj ushqyese. Kjo është koha më e mirë e tyre. Zakonisht i përdorim si sallatë por mund të përdoren edhe në receta të tjera. Është konsideruar gjithmonë si bima që rregullon organizmin.

Efektet në organizëm

Lakra e egër ka efekte të mira në sëmundje të ndryshme. Ka përmbajtje të lartë të vitaminës C por edhe të hekurit dhe potasit. Te këto gjethe gjendet edhe vitamina A, B dhe D.

Ndihmon në pastrimin e gjakut dhe riaktivizon metabolizmin, përmirëson kryesisht funksionet e mëlçisë dhe veshkave.

Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak por ndikon edhe në përmirësimin e funksioneve të aparatit tretës.

Përdorimi në kuzhinë

Ata që i përdorin lakrat e egra e dinë që pas zierjes së bimës dhe përdorimit të saj në sallatë, mund të përdorin edhe lëngun e tyre si çaj për pastrimin e organizmit. Mund ta përzieni me perime të ndryshme por shije më të mirë ka kur bashkohet me pataten, limonin dhe vajin e ullirit. I shtohet supërave me perime ose bëhet qofte me patate dhe erëza të ndryshme.