Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 thika për sherrin në Tik Tok/ Plagosi 15-vjeçarin në Durrës, zbardhet dëshmia e autorit

schedule18:50 - 26 Nëntor, 2025

schedule 18:50 - 26 Nëntor, 2025

ABC News ka siguruar dëshminë e 14-vjeçarit që dyshohet se plagosi rëndë me thikë bashkëmoshatarin.

Në prani të psikologes, 14-vjeçari M.K, i cili dyshohet se qëlloi 4 here me thikë bashkëmoshatarin e tij gjatë një sherri të ndodhur në lagjen 14 në Durrës, ka dhënë dëshminë për grupin hetimor.

Fillimisht ai ka shfaqur pendesë, teksa ka deklaruar se sherri mes tyre kishte nisur pas një konflikti që kishin pasur disa dite më parë në rrjetet sociale. Ndërsa më pas ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes nga takimi për sqarim, përshirjen në sherrin masiv, plagosjen e 15-vjeçarit e deri tek arrestimi nga policia.

“Pak dite më pare ngecëm për një koment në Tik Tok. Aty nisi. U grindëm me komente. Më pas lamë të takoheshim. Nga ana jonë për t’u sqaruar. Po e dinim që ata do vinin me disa shokë. Edhe ne u bëmë një grup. E lamë të takoheshim diku pranë shtëpisë së tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marrë masa për ndonjë konflikt të mundshëm, gjithashtu edhe neve. Nisem të debatonin, kush je ti kush jam unë!. U përfshimë në një sherr masiv. Ata na qëlluan me mjete të forta. Une nxorra thikën. Më shumë për ta trembur. Për vetëmbrojtje qeëlova. Se ishte me i madh dhe po më godiste. E godita disa herë, jo për ta vrarë apo plagosur por për ta trembur. Më vjen shumë keq që përfundoi në këtë mënyrë. Nuk desha që të shkonte kështu. Edhe ata na qëlluan me mjete të forta. Jam penduar shumë. Nuk doja të shkonte kështu”,- ka deklaruar ndër të tjera për grupin hetimor 14-vjeçari, i dyshuar për plagosjen e bashkëmoshatarit të tij. Mësohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri janë banorë të së njëjtës lagje dhe frekuentojnë të njëjtën shkollës që ndodhet në zonën e ish-Kënetës, “Dom Nikolle Kacorri”., tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!