4 të vrarë dhe 2 të plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në Indiana

schedule08:56 - 18 Korrik, 2022

schedule 08:56 - 18 Korrik, 2022

Katër persona  janvë vrarë si pasojë e një sulmi me armë në një qendër tregtare në Indiana të Shteteve të Bashkuara. Një burrë filloi të qëllonte në drejtim të personave që ndodheshin në një qendër tregtare në Greenwood, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas mediave të huaja.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga një shtetas i armatosur, sipas policisë lokale. Policia nxitoi drejt qendrës tregtare rreth orës 18:00 (koha lokale) pas raportimeve për të shtëna.

Greenwood është një periferi me rreth 60,000 banorë,  dhe ndodhet në jug të Indiana.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!