Policia ka arrestuar katër shqiptarë dhe një grek në Selanik pas një operacion të madh anti-drogë.
Grupi trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Sipas mediave greke të arrestuarit të cilët u kapën në Selanik janë të moshave nga 19-49 vjeç. Mes shqiptarëve të arrestuar është edhe kreu i banës, shqiptari 41-vjeçar.
Ndërsa vijon të mbetet në kërkim një tjetër anëtar i kësaj bande.
Gjatë operacionit janë sekuestruar:
-9 kg 145 gram marijuanë
-6 kg 306 gram heroinë
-94 gram kokainë
-2 kg 180 gram përzierës
-1 pistolete me krehër me 7 fishekë
-5 fishekë
-1 peshore
-4500 euro
-Disa celularë