4 sekrete që do ju ndihmojë të jeni të lumtura me partnerin

schedule23:17 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 23:17 - 18 Dhjetor, 2020

Çdo grua ëndërron një martesë të lumtur, një familje të fortë dhe fëmijë të shëndetshëm. Familja është gjëja më e rëndësishme, megjithatë, sondazhet e ekspertëve thonë se vetëm një në pesë gra mund ta quajnë martesën e tyre të suksesshme dhe të lumtur.

Shpesh një grua e nënvlerëson veten dhe për këtë arsye nuk mund të ndërtojë marrëdhëniet e duhura me një burrë. Si të mësoni të jeni një grua e lumtur? Mjafton të lexoni këto 4 sekrete që do ju tregojmë dhe t’i vini në zbatim.

1. Mbani një unazë. Studimet e më shumë se dy mijë familjeve të lumtura kanë treguar se njerëzit që mbajnë unaza fejese janë më të suksesshëm në përballimin e rolit të bashkëshortit dhe prindit. Njerëzit që nuk mbajnë unaza, në mënyrë të pavetëdijshme refuzojnë të martohen, gjë që ndikon negativisht në aurën dhe energjinë e të gjithë familjes.

2. Familjet e lumtura lejojnë njëra-tjetrën të marrë frymë lirshëm. Në një shtëpi ku të gjithë janë të kënaqur me jetën dhe nuk ka rregulla të rrepta dhe pretendime absurde partnerët janë të lumtur. Kërkesat qesharake, rregullat, kushtet shkatërrojnë marrëdhëniet dhe i çojnë ato në kolaps. Një shenjë e lirisë është dëshira për t’u kthyer në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të folur sinqerisht me familjen për tema të ndryshme.

3. Familjet e lumtura çdo mbrëmje mblidhen në të njëjtën tryezë jo vetëm për të darkuar, por edhe për të diskutuar çështje të rëndësishme, ndajnë përshtypje, mbështesin njëri-tjetrin, ndajnë gëzime dhe hidhërime. Të kënaqura me jetën familjare, gratë pranuan se gjatë darkës nuk ka nevojë të ndezin TV ose radion.

4. Çdo person gjatë jetës së tij periodikisht ka nevojë për vetmi. Në familjet e lumtura, secili ka këndin e vet dhe hapësirën personale, e cila respektohet dhe nuk shkelet./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!