4 raste të reja në Vlorë, infektohet punonjësi i drejtorisë së Shëndetit Publik

schedule10:50 - 25 Qershor, 2020

schedule 10:50 - 25 Qershor, 2020

Në vend janë konfirmuar 78 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 2192 numrin e të prekurve në total.

Nga këto, ditën e sotme 4 raste të reja janë në Vlorë, duke e çuar në 79 numrin e rasteve aktive. Siç raporton gazetari Elton Nika për abcnews.al rastet e reja në Vlorë, 3 janë në fasoneri.

Ndërkohë, një rast tjetër është konfirmuar në Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin bregdetar.

Kujtojmë këtu se sot rekord me raste të reja mban Shkodra, ku janë konfirmuar 14 raste, duke iua kaluar kështu edhe Tiranës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!