4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3.327 testime të kryera 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881. Në total numri i rasteve aktive është 2.330”, ka njoftuar Ministria.
Që prej fillimit të pandemisë 1.357.810 persona janë vaksinuar, ku 551.601 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.
Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.