“4 muajt më të bukur të jetës sime”, Jonida Vokshi bën dedikimin e ëmbël për të bijën

schedule09:50 - 19 Tetor, 2020

schedule 09:50 - 19 Tetor, 2020

Jonida Vokshi u bë nënë e një vajze pak muaj më parë. Aktorja i është dedikuar plotësisht së bijës, ndërsa nuk nguron të ndajë me ndjekësit momentet më të bukura me të voglën e saj. Ditën e djeshme, Jonida ndau një foto ku shihej krah Emit, me rastin e 4 mujorit të ardhjes në jetë të saj.

Krahas fotos, aktorja ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të bijën: “E vogla ime u bë 4 muajshe sot! 4 muajt më të bukur të jetës sime! Të do mama shumë, Emushe!” Kujtojmë që Jonida tërhoqi vëmendjen gjithashtu pas lindjes, për format perfekte trupore.

Jonida tregoi se përpara shtatzanisë është marrë shumë me aktivitet fizik, gjë e cila e ka ndihmuar të jetë në superformë. “Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra. Këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm për t’i dhënë të gjitha vlerat ushqyese Emit dhe vetes. Kjo gjë m’u shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gjatë shtatzënisë.” xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!