517 persona kanë humbur jetën në Spanjë në 24 orët e fundit nga koronavirusi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Shifra tregon luhatje të vazhdueshme, gjithsesi në rënie, të viktimave ditore. Të dielën, numri i viktimave ditore ishte 619, ndërsa të shtunën 510.
Sipas të dhënave më të fundit, numri total i viktimave ka arritur në 17.489, ndërsa 169.496 raste janë konfirmuar zyrtarisht. Prej tyre, 64.727 janë shëruar.
Duke filluar që sot qeveria spanjolle do të heqë kufizimet për punëtorët industrialë dhe në ndërtim, si dhe për punonjësit në sektorë të tjerë për të cilët puna nga shtëpia nuk është një mundësi.
Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan gjithashtu se nga e hëna do të shpërndahen maska në metro dhe stacionet e trenave nëpër qytetet e Spanjës, pasi kompanitë kanë llogaritur një total prej 4 milion punëtorësh që do të rikthehen në punë.
Bizneset e tjera të shitjes me pakicë, argëtuese dhe hotelet (përveç shërbimeve të ofrimit të shtëpisë) do të mbeten të mbyllura.
Kryeministri i Spanjës justifikoi vendimin duke thënë se do të ndihmojë në parandalimin e “kolapsit ekonomik në Spanjë” dhe se punëtorët e cenueshëm si dhe kushdo që përjeton ndonjë simptomë Covid-19 duhet të qëndrojë në shtëpi edhe nëse teknikisht janë lejuar të kthehen në punë .
Megjithëse autoritetet thonë se pandemia ka arritur kulmin, ata i kanë kërkuar popullatës që të ndjekë rreptësisht bllokimin kombëtar që u vendos në 14 mars në mënyrë që të ngadalësojë përhapjen e virusit.
Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri më 25 prill megjithëse qeveria e ka sqaruar se pret të njoftojë një zgjatje tjetër dy-javore./abcnews.al