4 deputetë të rinj i shtohen Kuvendit

schedule14:08 - 18 Prill, 2019

schedule 14:08 - 18 Prill, 2019

Parlamentit pritet t’i shtohen dhe katër deputët të rinj nga radhët  e opozitës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ti japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë 3 kandidatëve të radhës në listën shume emërore të Partisë Demokratike dhe një nga lista shume emërore e Levizjes Socialiste për Integrim.

Sa i përket Partisë Demokratike bëhet fjalë për kandidaten e Qarkut të Gjirokastrës Foriana Dhimitri, kandidatin e  Qarkut të Korçës Andi Përmeti, si dhe Erion Picirin në Qarkun e Tiranës.

Ndërsa nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim KQZ vendosi ti japë mandatin e deputetit kandidatit të Qarkut të Beratit Eugen Bojaxhi.

Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të njoftoi këshillin bashkiak të Rrogozhinës për të vazhduar procedurat për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumë emërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Adelina Ceka, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.

Ndërkohë që regjistroi Partinë Komuniste të Shqipërisë  si subjekt zgjedhor që do të marrë pjesë në zgjedhje vendore të 30 qershorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!