4 deputetë mungesë në Kuvend, kush pritet që të marrë mandatin e Ruçit, Markut dhe të tjerëve

schedule11:54 - 10 Shtator, 2021

schedule 11:54 - 10 Shtator, 2021

Seanca e parë plenare e kësaj të premte ka nisur me 4 deputetë mangët për shkak se pak ditë më parë ato zgjodhën që ta dorëzojnë mandatin e tyre.

Ndërkohë mesditën e sotme pritet që KQZ  të mandatojë dhe 4 deputetët zëvendësues që do të jenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas KQZ mësohet se mandatin e Najada Comos do ta marrë Mimi Kodheli, ai i Lefter Kokës do ta marrë Denis Kociu, mandatin e Mark Markut si deputet i PD i cili dha dorëheqjen do ta marrë Eda Hoti dhe mandatin e Gramoz Ruçit do ta marrë Mirela Pitushi.

Ndërkohë veprimi i parë i Kuvendit në këtë seancë plenare mbetet verifikimi i mandateve mbetet që pritet të kryhet me anë të Komisionit të ngritur me anëtarë të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa sa i përket deputetëve të cilët lanë mandatet e tyre, është bërë e ditur se cilët do jenë zëvendësuesit e tyre në listat e partive politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!