4 arsyet pse uji i detit është fantastik për shëndetin tuaj

schedule11:09 - 26 Korrik, 2020

schedule 11:09 - 26 Korrik, 2020

Keni menduar ndonjëherë pse njerëzit shpesh janë të lidhur me detin dhe ka një tërheqje të menjëhershme për t’u zhytur thellë në ujë? Në të vërtetë, uji i detit është një prodhues natyror i energjisë pozitive dhe që mund të sjellë një sërë përfitimesh shëndetësore.

Forcon sistemin imunitar

Uji i kripur është i pasur me minerale, vitamina, aminoacide dhe mikroorganizma që kanë efekte antibakteriale dhe madje mund të funksionojnë si antibiotikë natyral. Këto përbërës thithen nga lëkura sa herë që notoni. Aroma e detit përmirëson mushkëritë pasi përmban gjithashtu jone hidrogjeni të ngarkuara negativisht që përmirësojnë qelizat e trupit, shkruan abcnews.al.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Uji i detit ndihmon në përmirësimim e qarkullimit të gjakut në trup. Terapia e njohur si ‘Talasoterapia’ njihet që përmirëson qarkullimin duke rikthyer mikro-elementë thelbësorë brenda trupit që janë ndikuar nga kequshqyerja, stresi apo shkaqe të tjera.

Përmirëson shëndetin dhe mirëqenien

Uji i detit ndihmon në shërimin e sëmundjeve, si astma, bronkiti apo artriti. I pasur me magnez, uji i detit ndihmon gjithashtu në pakësimin e stresit, relaksimin e muskujve si edhe nxit gjumin.

Hidraton lëkurën

Uji i detit përmban minerale si magnez, natrium, kalcium, klorur dhe sulfat që funksionojnë si kozmetikë natyrale për lëkurën tonë. Magnezi ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe zvogëlimin e inflamacionit, duke e bërë atë të duket më e freskët.

Njerëzit me probleme të lëkurës si ekzema ose thatësia rekomandohet të marrin banjë të rregullt me solucione të kripura ose më e rekomandueshme është të bëni not në det. Ky trajtim është vërtetuar gjerësisht se përmirëson gjendjen e lëkurës dhe hidratimin e saj të përgjithshëm, me përfitimet kryesore që i atribuohen përmbajtjes së magnezit të lartë nga uji i detit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!