Drita e Gjilanit ka vlerësuar punëtorin më të vjetër të klubit, Naser Sylejmanin, i cili sot feston ditëlindjen dhe tashmë del në pension. Veç urimit për ditëlindjen dhe vlerësimeve të shumta, klubi që garon në Ipko Superliga e Kosovës ka vendosur që vendin e lënë lirë prej Naserit ta zërë djali i tij, Shpendi.
“Faleminderit për 39 vite kontribut në klubin DRITA. Sot, punëtori më i vjetër i klubit tonë, Naser Sylejmani feston 65 vjetorin e lindjes dhe njëherazi del në pension. Naseri për 39 vite rresht ishte në shërbim të klubit bardh e kaltër, duke mos u shkëputur as edhe në kohët më të vështira të klubit.
Nuk u shkëput as edhe atëherë kur nuk ishte mirë me shëndetin, sepse nuk e lejonte dashuria e madhe që kishte për klubin. Naseri sot po shkon në pension, por që vendin e tij të punës do ta trashëgojë djali i tij, Shpendi.
Këtë vendim klubi e ka marrë në shenjë respekti për kontributin shumëvjeçar të Naserit. Urime pensionimin Naser, qofsh me shëndet të plotë”, shkruan klubi dardan në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al