39 viktima dhe 2 197 raste të reja me Covid në Greqi

schedule18:49 - 11 Shtator, 2021

schedule 18:49 - 11 Shtator, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 197 raste të reja dhe kanë humbur jetën nga Covid 39 persona.

Në të njëjtën kohë, janë 375 pacientë të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv, tre më pak se të Premten.

Ndërkohë në spital janë shtruar 229 pacientë ku mosha mesatare është 39 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjes është 78 vjeç.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve, Attica regjistroi 433 raste ndërsa Selaniku kishte 318, Larisa 93, Achaia 74 dhe Imathia 59.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid   613 845 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën  14,141 pacientë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!