39 udhëtarëve iu sugjerua vetëkarantinimi, Tomini: Sa personave iu bënë analizat

schedule12:32 - 3 Mars, 2020

schedule 12:32 - 3 Mars, 2020

Ministria e Shëndetsisë përmes një deklarate për mediat thekson se akoma në vendin tonë nuk ka asnjë rast të identifikuar me koronavirus përveç disa rasteve të dyshuara të cilët janë bërë të gjithë verifikimet e nevojshme.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës , Eugena Tomini tha se rastet e testuara janë persona që kanë pasur histori udhëtimesh në vendet ku ka shpërthyer epidemia, si dhe që kanë shfaqur probleme respiratore.

“Deri më tani, në total janë kontrolluar 17.830 udhëtarë në pikat kufitare, ku mes tyre vëmendja më e veçantë ka qenë ndaj atyre të kthyer nga Italia, apo shtete të tjera të prekura, të cilëve u sugjerohet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. Nga këta, janë 39 udhëtarë që u janë sugjeruar vetëkarantinim, dhe nëse pas telefonatave edhe me numrin e gjelbër 127, gjendja shëndetësore vështirësohet, rastet shkojnë tek Shërbimi Infektiv”, tha Tomini.

Gjithashtu ajo ka theksuar ndër të tjera se testimi është i njëjtë për të gjithë paçientët dhe nuk ka asnjë udhëzues specifik për vendet që tashmë koronavirusi është konfirmuar.

Rastet e dyshuara janë mbajtur dhe janë shtruar në pavion si një masë mbrojtëse për një përhaje të mundshme. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet që janë të prekura nga koronavirusi u bëhen të gjithë analizat e nevojshme.  Deri më tani kemi vetëm 39 udhetarë që deri më tani u është kërkuar vetëkarantinim në shtëpi dhe nëse pas 72 orësh gjendja e tyre do të përkeqësohet atëherë të drejtohen ndihmës mjeksore”, është shprehur Tomini.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se vendi i karantinës do të jetë gati në momentin që do të konstatojmë rastin e parë të infektuar me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!