39 të bllokuar në minierën në Kanada, vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit për minatorët

schedule12:21 - 28 Shtator, 2021

schedule 12:21 - 28 Shtator, 2021

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në një minierë në Kanada, ku si pasojë mbetën të bllokuar 39 minatorë në 1200 metra thellësi. Operacionet e kërkim shpëtimit kanë nisur por do të duhen shumë orë që të shpëtohen të gjithë. Autoritetet konfirmuan se asnjë prej minatorëve nuk rezulton i plagosur.

Sipas të dhënave, skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur tek minatorët dhe po i zhvendosin nëpërmjet një sistemi shkalle që përdor daljet dytësore. Minatorëve iu është dhënë  ushqim dhe ujë.

Miniera ishte mbyllur në vitin 1972 dhe u rihap në 2014-ën. Nga kjo minierë nxirret kryesisht nikel dhe metale të tjera të çmuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!