39 gola “larg” dhe vetëm 150 mijë € të arkëtuara, goditje për Superioren

schedule10:38 - 6 Qershor, 2021

schedule 10:38 - 6 Qershor, 2021

Drejtuesit e klubeve të Superiores do të kenë punë kësaj vere, pasi nga kampionati po largohen disa nga lojtarët dhe shënuesit më të mirë. Pa u mbyllur sezoni u konfirmuar “divorci” i Kyrian Nwabueze me Laçin.

 

Amerikani, autor i 31 golave (24 vitin e shkuar, 7 këtë sezon) në dy sezonet e fundit, është transferuar në Malajzi te Kuala Lumpur dhe kurbinasit e kanë zëvendësuar me Saliou Guindo, sulmues që ka shkëlqyer me Bylisin dhe prej të cilit ka pritshmëri të larta.

Partizani gjithashtu është “dëmtuar”. Erald Çinari, autor i tetë golave në pak më shumë se gjysmë sezoni, ka nënshkruar me Samsunspor në ligën e dytë turke. Jasir Asanin e pret Kisvarda në Hungari, që i ka bërë një ofertë dhe ka mbetur vetëm firma.

 

Anësori ishte shënuesi më i mirë i Partizanit, me 9 gola, dhe tani drejtuesit e “demave” duhet të gjejnë pasuesit e dy lojtarëve të spikatur. Kukësi gjithashtu ka humbur një nga shënuesit më të mirë.

Patrick Eze është shitur në Katar tek Al Ahli për shumën e 150 mijë eurove. Nigeriani shënoi vjet 15 gola në Superiore, një më pak se Dejvi Bregu, i cili fitoi “Këpucën e Artë”. Edhe vlonjate pas kupave të Europës, me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën jashtë vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!