Gjithsej 3,846 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare sot, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Vereshchuk tha se njerëzit në qytetin port jugor kanë mundësi të largohen vetëm në këmbë ose me makinë private pasi përpjekjet për të organizuar evakuime masive me autobus kanë dështuar, shkruan skynews.
Më herët gjatë ditë, një ekip nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) u lirua pasi u ndalua në Manhush ndërsa po përpiqej të shkonte në Mariupol./abcnews.al/

