38 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur si pasojë e dy orteqeve të dëborës

schedule10:41 - 6 Shkurt, 2020

schedule 10:41 - 6 Shkurt, 2020

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në Turqi pasi u përfshinë nga dy orteqe dëbore në lindje të vendit. Tragjedia e dyfishtë ndodhi në provincën e Van ku të martën një ortek kishte marrë me vete disa eskursionistë duke vrarë pesë prej tyre.

Kërkimet kishin nisur menjëherë për gjetjen e të zhdukurve, por një ortek i dytë mbuloi ekipet e kërkim shpëtimit.Të paktën 53 persona mbetën të plagosur dhe disa të tjerë rezultojnë ende nën dëborë.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë ministri i Brendshëm turk Sulejman Soillu, ndërsa ekipet e emergjencës ishin lajmëruar përgjatë autostradës pranë qytetit të rrethuar nga malet Bahçesarai, në kufi me Iranin, pas ortekut të së martës. 30 anëtarë të ekipeve të kërkim shpëtimit u nxorën nga dëbora apo arritën të shpëtonin veten dhe janë shtruar në spital.

Ministri i Brendshm turk konfirmoi lajmin, por pa dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!