37 vjeçarja u gjet e vdekur në kanal, detaje të reja nga ngjarja në Shkodër

schedule20:33 - 31 Maj, 2022

schedule 20:33 - 31 Maj, 2022

Abc ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku u gjet e vdekur 37-vjeçarja Leze Qosaj në një kanal në afërsi të Bypassit.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa dyshohet të jetë vetëhelmuar.

Shenjat në fytyrë sipas eksperteve janë krijuar nga dekompozimi pasi ka disa ditë që viktima ka humbur jetën.

Sipas policisë, ajo ishte larguar nga shtëpia 23 ditë më parë, në datën 8 maj, ndërsa motra kishte bërë kallëzim për zhdukjen më 18 maj.

Trupi është gjetur rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër 37-vjeçarja kishte lindur në Tropojë dhe banonte në Dobraç, Shkodër në banesën e motrës së saj.

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza finale mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!