Gjyshja 126-vjeçare me 400 pasardhës fiton luftën me koronavirusin

schedule04:42 - 24 Maj, 2020

schedule 04:42 - 24 Maj, 2020

Një grua 126 vjeçare me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa u bë personi më i vjetër në botë që mundi COVID-19 në provincën juglindore të Kahramanmaraş në Turqi. Sipas të dhënave në pasaportën e saj, gruaja është 126-vjeçare dhe quhet Eşe Gebelek, e cila nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë. Lajmi i mirë është se ajo u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.

“Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë,” tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital. Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny Eşe”, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë.

Para Eşe Gebelek, një grua 113 vjeçare në provincën verilindore të Spanjës ishte personi më i vjetër që mundi virusin, sipas të dhënave zyrtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!