363.2 mld lekë qarkullojnë jashtë sistemit bankar në vend

schedule16:14 - 4 Prill, 2022

schedule 16:14 - 4 Prill, 2022

Nga Erblina Mile

Shqiptarët vijojnë që të përdorin në masë paratë  në dorë për të bërë blerje të ndryshme .Kjo është e dukshme nga të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë. Janë 363.2 mld lekë ose rreth 3 mld euro që kanë qarkulluar jashtë sistemit bankar gjatë muajit shkurt të  këtij viti. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej dy dekadash për dy muajt e parë të vitit. Gjatë shkurtit të vitit 2003 kur Banka Qendrore nisi publikim e të dhënave për paratë jashtë kanaleve financiare , në vend janë regjistruar vetëm 123.4 mld lekë  duke pësuar  thuajse dyfishim të shumës së parave që tashmë qarkullojnë CASH.

Në krahasim me shkurtin e një viti më parë në ekonominë shqiptare rezultojnë se janë 17.5 mld lekë më tepër jashtë bankave

Ekspertët e lidhin këtë situatë me informalitetin e lartë në ekonominë shqiptare e cila favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Një tjetër faktor në favor të rritjes së parasë cash gjatë këtyre viteve mendohet të jenë edhe normat e ulëta të interesit  që mund të kenë nxitur huadhënien informale, në kërkim të interesave më të larta.

Banka e Shqipërisë e cilëson sfidë fenomenin e përdorimit të parasë fizike për të paguar shërbime apo blerë produkte të ndryshme .ndërsa jep alarmin se  një situatë e  tillë pengon efektin e politikave  ekonomike

Nisur nga kjo janë ndërmarrë një sërë masash për zgjerimin e numrit të individëve dhe kompanive që të përdorin paratë brenda sistemit bankar.

PARAJA JASHTË BANKAVE

Shkurt  2022           363,2 mld lekë

Shkurt  2021            345,7 mld lekë

Shkurt  2003             123,4 mld lekë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!