36 vjeçari sulmon me thikë kalimtaret në Marsejë, vritet nga policia

schedule22:57 - 19 Shkurt, 2019

schedule 22:57 - 19 Shkurt, 2019

Të paktën dy kalimtarë janë plagosur në një prej rrugëve kryesore në Marsejës, pasi një 36 vjecar i ka sulmuar me thikë. Agresori ka kërcënuar me armë edhe policinë e nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur dy kalimtarë të tjerë dhe është vrarë vetë agresori.

Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët duke plagosur të paktën dy prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kanebjer të Marsejës, pasditen e të martës. Burime të autoriteteve thonë se personi iu drejtonte pyetje kalimtarëve në gjuhën frënge e në një gjuhë të panjohur, duke i pyetur për kombësinë e në varësi të përgjigjes së tyre, i qëllonte ose jo me thikë. Në një konferencë për shtyp prokurori i Marsejës Kzavje Tarabë theksoi se gjithsesi personi nuk kishte shqiptuar fjalët Allahu Ekber.

Ngjarja ndodhi në afërsi të komisariatit qendror të Marsejës e policia është vënë menjëherë në veprim. Thirrjeve për t’u dorëzuar, ai u përgjigj duke nxjerrë një pistoletë e kërcënuar policët të cilët iu përgjigjën me zjarr duke e neutralizuar.

Dy kalimtarë u plagosën nga sulmi me thikë i agresorit e dy të tjerë u plagosën nga plumbat rikoshetë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, sipas burimeve policore.

Arsyet që e shtynë 36 vjeçarin drejt një akti të tillë janë të panjohura. Ai ishte me precedent penalë për vrasje e kishte dalë nga burgu në tetor 2018. Sidoqoftë policia franceze po heton edhe pistën e terrorizmit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!