36 viktima nga COVID në Itali, mbi 3700 të infektuar

schedule18:29 - 21 Tetor, 2021

schedule 18:29 - 21 Tetor, 2021

36 qytetarë italianë ndërruan jetë sot nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë 3794 raste të reja me COVID-19 nga 574671 testime që janë bërë.

Norma e pozitivitetit qëndroi në 0.7%, duke rënë pak nga 0.8% që ishte të mërkurën. 3673 u raportuan të shëruar. Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është rritur, ndërsa shtrimet në departamentet e tjera të Covid ranë.

356 janë pacientë të shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali, një më shumë se dje. Të shtruarit me simptoma janë 2,439, krahasuar me dje ata janë 25 më pak. Aktualisht pozitivë janë 73750 qytetarë, +82 krahasuar me ditën e djeshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!