36 milionë dollarë për një perlë

schedule20:30 - 15 Nëntor, 2018

schedule 20:30 - 15 Nëntor, 2018

Një perlë me diamante u shit për një shumë record prej 36 milionë dollarësh në një ankand në Gjenevë. Bizhuteria me vlerë historike i përkiste mbretëreshës së Francës, Marie Antoinette që u ekzekutua gjatë revolucionit francez.

Një pjesë e varëses së çmuar me diamante dhe perla, që dikur rrinte në qafën e Mbretëreshës fatkeqe Marie Antoinette, është shitur për një vlerë record prej 36 milionë dollarësh në një ankand në Gjenevë. E pa parë në public për më shumë se 200 vite, stolia i përkiste familjes Bourbon-Parma, me prejardhje nga mbreti i Francës, Luixhi XIV (Katërmbëdhjetë). Stër, stër, stër, stërnipit të tij, Mbretit Luixhi XVI (gjashtëmbëdhjetë) dhe bashkëshortes Marie Antoinette iu prenë kokat në vitin 1793. Mbretëresha arriti të trafikonte disa nga bizhuteritë e saj jashtë Francës përpara se të vdiste gjatë revolucionit francez.

Sipas shtëpisë së ankandit bëhet fjalë për një shifër record për një perlë, edhe pse ishte bashkë me një sërë diamantesh. Bizhuteria ishte pjesa kryesore e një seti të jashtëzakonshëm me vlerë historike, përveç asaj materiale: dhjetë sende, mes të cilëve vëthë dhe varëse, unaza, një karficë zbukurimi dhe një kapëse flokësh me diamantë që i përkisnin mbretëreshës. Këto materiale janë poseduar me gjenerata dhe më pas të shitura nga shtëpia mbretërore e Bourbon-Parma.

Pas 14-minutash garë, një ofertues anonim dha për 18 herë ofertën më të lartë duke e rritur atë me 2 milion dollarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!