355 qenë kanë ngordhur në Ukrainë që prej fillimit të luftës

schedule22:35 - 4 Prill, 2022

schedule 22:35 - 4 Prill, 2022

Treqind e pesëdhjetë e pesë qenë kanë ngordhur në strehimoret e kafshëve në rajonin e Kievit gjatë pushtimit rus , raporton Kyiv Independent.

355 qenë ngordhën në strehimoret e kafshëve në Borodyanka në Rajonin e Kievit gjatë pushtimit rus.

Ushqimi dhe uji nuk mund të transportoheshin në strehimore, për pasojë katërputroshët nuk arritën të mbijetonin, shkruan The Guardian.

Megjithatë 150 qenë arritën t’i mbijetuan pushtimit, sipas organizatës për të drejtat e kafshëve UAnimals.

Por cilat janë zhvillimet më të fundit rreth luftës Rusi-Ukrainë?

  1. Ukraina ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e krimeve të luftës dhe një “masakre” në Bucha pasi të dielën u gjetën nëpër rrugë trupat evdekur të civilëve të paarmatosur ukrainas si edhe varrezat masive. Trupat e civilëve shumë me duar të lidhura, plagë me armë zjarri nga afër dhe shenja torture u gjetën në rrugë pasi trupat ukrainase rimorën qytetin, pas tërheqjes së ushtrisë ruse vetëm 30 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Kiev.
  2. Volodymyr Zelenskiy vizitoi Bucha, i veshur me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga personel ushtarak. Duke folur në televizionin kombëtar, presidenti ukrainas tha se është bërë më e vështirë për Ukrainën që të negociojë me Rusinë pasi Kievi është vënë në dijeni për shkallën e mizorive të kryera nga trupat ruse sipas tyre.
    Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha se qyteti i Borodyanka do të goditet më keq nga pushtimi rus në rajonin e Kievit.
  3. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se dëshmitë e vrasjeve civile nga qyteti i Bucha janë vetëm “maja e ajsbergut”. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me ministren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ai tha se “tmerret e Bucha, Mariupol dhe vende të tjera” kërkojnë “sanksione serioze të G7-ës dhe BE-së.
  4. Joe Biden bëri thirrje që Vladimir Putin të gjykohet për krime lufte dhe tha se do të kërkojë më shumë sanksione pas mizorive të raportuara në Ukrainë.
  5. Ushtria amerikane nuk është në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet ukrainase për mizoritë nga forcat ruse kundër civilëve në qytetin Bucha, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane së Pentagonit.
    Gjermania ka dëbuar 40 të dërguar rusë diplomatë për mizoritë në Bucha, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha se Berlini do të rrisë gjithashtu mbështetjen e tij për forcat e armatosura të Ukrainës. Trupat e civilëve janë gjetur në rrugë në Bucha.
    Pas dëbimit të 40 diplomatëve rusë nga Gjermania, Rusia reagoi duke thënë se marrëdhëniet e saj më Gjermaninë do të përkeqësohen më teh, pas vendimit jo miqësor të Berlinit për dëbim, sipas Kremlinit.
  6. Gjithashtu edhe Lituania ka dëbuar ambasadorin rus në Vilnius dhe ka kërkuar ambasadori i saj në Moskë të kthehet në shtet, në përgjigje të raportimeve se forcat ruse kanë vrarë dhjetëra civilë në qytetin ukrainas, Bucha.
  7. Letonia bëri të njëjtin veprim. Ministria e Jashtme e Letonisë tha se do të japë më shumë detaje për këtë lëvizje pasi të kenë përfunduar “procedurat e brendshme”.
  8. Franca njoftoi më 4 prill se do të dëbojë diplomatë rusë, si pjesë e veprimit të përbashkët evropian, pas pushtimit rus të Ukrainës. “Franca ka vendosur sot që të dëbojë një numër të personelit rus me status diplomatik të vendosur në Francë, aktivitetet e të cilëve janë kundër interesave tona të sigurisë”, tha të hënën Ministria e Jashtme franceze.
    Moska do t’i përgjigjet vendimit të Francës për të dëbuar diplomatët rusë, njoftoi sot agjencia e lajmeve Interfax , duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.
  9. BE dhe Ukraina do të hetojnë së bashku krimet e dyshuara të luftës ruse dhe krimet kundër njerëzimit Bashkimi Evropian ka njoftuar të hënën se ka krijuar një ekip të përbashkët hetimor me Ukrainën për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia. Iniciativa vjen edhe pas publikimit të imazheve tronditëse nga Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona.
  10. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka deklaruar se 3,376 qytetarë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare sot nga zonat e rrethuara me ushtarë rusë./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!