35-vjeçari shpëtohet nga rrënojat në Turqi pas 149 orësh

schedule09:02 - 12 Shkurt, 2023

schedule 09:02 - 12 Shkurt, 2023

Një burrë shpëtohet nga rrënojat në Turqi pas 149 orëshu shpëtua nga nën rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Hatay të Turqisë jugore 149 orë pasi tërmeti i fuqishëm goditi rajonin, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Burri, i identifikuar si Mustafa Sarıgül, u gjet mes rrënojave të një pallati gjashtëkatësh gjatë skanimeve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, si dhe personeli ushtarak dhe anëtarët e ekipit rumun të kërkim-shpëtimit, punuan për pesë orë për të shpëtuar burrin.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në të gjithë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit të së hënës është 28,192 që nga mëngjesi i së dielës./abcnews.al