“35 mijë € për kokën e tij”, Kurti: Nuk ndihem i kërcënuar

schedule10:59 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:59 - 28 Tetor, 2021

Kryeministri Albin Kurti la reaguar lidhur me kërcënimin që u raportua se është bërë ndaj tij. Për këtë çështje, Kurti ka folur sot në një konferencë për media ku tha se nuk ndihet i rrezikuar por se organet e rendit kanë marrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje.

Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Lexo edhe: “35 mijë € për kokën e tij”, Kurti njofton konferencë për shtyp pas kërcënimit

Ndërkohë mbrëmë nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Në media është publikuar një postim kërcënues në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”. 35 mijë euro “ishte në gjendje t’i ofronte” për “kokën” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.