Ngjarja e ndodhur më datë 14.11.2019 ku një grua u gjet e pajetë në shkallët e e një hoteli në Tiranë është zbardhur nga Policia. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se trupi i cili u gjet i pajetë i përkiste shtetases G.V., 34vjeçe, banuese në Tiranë. Polica thotë se nga pamjet e kamerave, kemi të bëjmë me një vetëvrasje.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:
Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme./abcnews.al