34-vjeçarja kryen abort dhe ndërron jetë pak orë më pas në Elbasan, në hetim 2 mjekë

schedule16:22 - 31 Janar, 2023

schedule 16:22 - 31 Janar, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, më datë 30.01.2023, rreth orës 12:00,  në qytetin e Elbasanit.

Një shtetase 34 vjeçe është paraqitur në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.

Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.

Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!