Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

34 vjeçari kapet me drogë në Tiranë, çfarë zbuloi policia pas arrestimit

schedule13:26 - 12 Qershor, 2023

schedule 13:26 - 12 Qershor, 2023

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranë pasi u kap  me drogë.

Sipas policisë pas arrestimit u zbulua se Alidon Marqeshi ishte dënuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

34 vjeçari në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me një shtetas shqiptar, të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan një 34 vjeçar, banues në Tiranë.

Më datë 11.06.2023, rreth orës 20:40, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues të arrestuarin. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë  “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

34 vjeçari, në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar  Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!