33 vite pa Havzi Nelën, familjarët kërkojnë drejtësi

schedule16:01 - 10 Gusht, 2021

schedule 16:01 - 10 Gusht, 2021

Kanë kaluar 32 vite që nga ekzekutimi me varje i poetit Havzi Nela, por për familjaret e tij drejtësia nuk është vënë në vend. Poeti disident kuksian, i dënuar me vdekje, u var në qendër të qytetit më 10 gusht 1988, në moshën 54-vjeçare.

Familjarët e Havziut kërkojnë të vihen para drejtësisë firmëtarët dhe ata që urdhëruan eliminimin e poetit.

“Drejtësia akoma nuk e ka thënë fjalën e saj. Nuk i ka çuar kriminelët përpara drejtësisë. Akoma shëtisin të lirë.”

Havzi Nela, pas vuajtjesh dhe internimit  në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos ne qelitë e Burrelit e të Spaçit e me pas regjimi e vari ne litar në qendër të Kukësit me akuzën e tradhtisë ndaj atdheut. Pas vitit 1990 , Havzi Nela u shpall martir i demokracisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!